E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çani zbulon vizitën në Greqi: Ramsi do zgjidhë çështjen e pronave të minoritetit në Shqipëri
Publik News

Çani zbulon vizitën në Greqi: Ramsi do zgjidhë çështjen e pronave të minoritetit në Shqipëri

Në emisionin “zonë e Lirë” se ka informacione për çështjet që ka biseduar kryeministri Rama gjatë drekës me kryeministrin grek Mitsotakis ditën e sotme.

Sipas tij, Rama ka premtuar në Athinë se do të zgjidhë çështjen e pronave të minotitetit grek në Shqipëri, ndërsa ka siguruar edhe 7 mijë doza të vaksinës si dhuratë nga Greqia.

Moderatori tha se ndryshe nga ajo që ishte përfolur, Rama nuk ka çuar asnjë mesazh nga Erdogani, ndërkohë që është rënë dakord për ndryshimin e hartës së detit.

“Më kanë ardhur të reja nga Athina, ja çfarë ndodhi në Athinë. Nga burime pranë kryeministrisë. E para, Edi Rama në drekën me kryeministrin dhe me ministrin e Jashtëm grek nuk ka çuar asnjë mesazh nga Erdogan. E dyta,  nuk do ketë, por kjo duhet marrë me rezerva, ka shumë gjasa që takimi i përfolur që tha Baton Haxhiu, nuk do bëhet takim mes ministrit turk dhe grek të Jashtëm në Tiranë siç janë hapur fjalët. E treta, Ramsi ka thënë në Athinë që do zgjidhë çështjen e pronave të minoritetit në Shqipëri. E katërta, Ramsi ka rënë dakord për të çuar në Hagë çështjen e detit. E pesta, është e siguruar nga Mitsotakis, ka siguruar 7 mijë vaksina falas për Shqipërinë. Këto janë informacione që më vijnë mua nga andej”, tha Arian Çani.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.