Si u shpëtuan sirianët dje në Vlorë, u nisën nga trafikantët me gomone me det mbi 5 ballë
Një gomone me disa emigrantë sirianë është bllokuar dje nga Policia në det të hapur në Vlorë dhe të gjithë personat që ishin në të janë evakuuar. Pavarësisht motit të keq prej ditësh, trafikantët kishin vendosur të niseshin me gomone për në Itali.
Gomonia është bllokuar në grykëderdhjen e lumit Vjosë, dhe tëë gjithë personat në bord janë evakuuar në kushte të vështira atmosferike dhe det mbi 5 ballë. Siç shihet në foto, në gomone kanë qenë fëmijë, burra dhe gra të moshave të ndryshme.
Operacioni u krye nga Roja Bregdetare, Policia dhe Guardia di Finanza, ndërsa emigrantët sirianë u dërguan drejt Triportit, në Vlorë. Ka qenë një telefonatë se mjeti lundruese po mbytej ajo që ka vënë në lëvizje Policinë, e cila menjëherë u nis me mjetet e saj nga Triporti dhe Sazani.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



