E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
259 milion lekë kredi ndër vite, Prokurori i Apelit të Vlorës Pelivan Malaj ngel në vetting
Publik News

259 milion lekë kredi ndër vite, Prokurori i Apelit të Vlorës Pelivan Malaj ngel në vetting

Prokurori i Apelit të Vlorës, Pelivan Malaj është shkarkuar nga detyra sot, nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Trupa gjyqësore që kreu procesin e vetingut përbëhej nga Valbona Sanxhaktari, Lulzim Hamitaj dhe Pamela Qirko.

Pelivan Malaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si avokat. Në maj 2003, ai është emëruar prokuror i Prokurorisë së Apelit Vlorë, detyrë të cilën e ka ushtruar për gati dy dekada. Malaj ka qenë gjithashtu kryetar i Shoqatës së Prokurorëve.

Për shkak të problemeve me pasurinë, KPK ka marrë vendimin për shkarkimin nga detyra të Prokurorit Malaj. Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.