Kryedemokrati, Lulzim Basha ka sulmuar përmes një video qeverinë.
Në një video-mesazh të shpërndarë në Facebook, Basha shkruan se ministrat hanë biftek në restorantet e shtrenjta të Dubait, ndërkohë që vendi është përfshirë nga përmbytja.
Basha shkruan se njëkohësisht, mijëra familje po kalojnë dimrin e dytë në çadra pa marrë asnjë ndihmë nga shteti.
“Ndërkohë që vendi është nën ujë, mijëra familje po kalojnë dimrin e dytë në çadra, shqiptarët janë pa asnjë ndihmë përballë krizës ekonomike dhe shëndetësore, ministrat e Ramës shtrohen për shtatë palë qejfe në restorantin më të shtrenjtë në Dubai.Është koha të kemi një qeveri që kujdeset për njerëzit, dhe jo këtë që e ka mendjen vetëm për veten e saj,” shkruan Basha.
“Po hanë te Nusreti. Restoranti më i shtrenjtë i Dubait, ku vetëm bifteku kushton 100 000 lekë. Ndërkohë vendi është i përmbytur nën ujë dhe njerëzit duan ndihmë. Rama me ministrat e tij e kanë hallin te vera e shtrenjtë dhe rakia. Ata kujdesen për qejfet e tyre, e jo për ne. Ata janë turp për Shqipërinë. Mjaft me qeveritarë që nuk punojnë për njerëzit. Turp,” thuhet në video.



