E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nëse fitojnë  zgjedhjet,Vjosa Osmani do të jetë presidente e Kosovës
Lajme

Nëse fitojnë zgjedhjet,Vjosa Osmani do të jetë presidente e Kosovës

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka paralajmëruar se Vjosa Osmani do të vazhdojë të jetë Presidente e Kosovës, në rast se ata fitojnë zgjedhjet.

“Sot kur na ndajnë një muaj nga zgjedhjet e reja jemi të gëzuar dhe kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se do të garojmë bashkë në një zyrë. Presidentja në detyrë dhe unë ish-kryeministri do të na gjeni në të njëjtin vend dhe të njëjtin qëllim”, tha Kurti.

Ai e quajti Osmanin “presidente në detyrë që duhet të ri legjitimohet”.

Edhe Osmani ishte në të njëjtën linjë me Kurtin.

“Kemi presidenten në detyrë që duhet të ri legjitimohet. 14 shkurti duhet të jetë një referendum. Qytetarët na njohin e dinë kush jemi dhe për këtë duhet të bashkëpunojmë. Lista do të dorëzohet të shtunën siç e kërkojnë afatet e procedurës përkatëse”,- u shpreh Kurti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.