E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mori 13.7 mln euro për rrugën e prishur, Rama mbron Salillarin
Publik News

Mori 13.7 mln euro për rrugën e prishur, Rama mbron Salillarin

Kryeministri Edi Rama ka marrë në mbrojtje kompaninë Salillari,  e cila mori 13.7 milionë euro për mirëmbajtjen e rrugës Vlorë-Sarandë, ndërkohe që pas përmbytjeve aksi i Borshit u shkatërrua. Rama tha se nuk duhen sulmuar kompanitë, por duhet bërë një analizë më e gjerë 

Kryeministri Edi Rama ka marrë në mbrojtje kompaninë private  Salillari, megjithëse kjo e fundit ka marrë 13.7 milionë euro, për mirëmbajtjen e rrugës Vlorë – Sarandë, ndërsa një prej akseve, ai që lidh Borshin me Sarandën, pas përmbytjeve është çarë në një segment prej 50 metër.

Kryeministri u mundua të shfajësojë, kompaninë, e cila në muajin qershor të vitit të shkuar restauroi këtë rrugë të dëmtuar me fillimin e reshjeve.

Kryeministri është munduar të largoje përgjegjësinë nga e njëjtën kompani, e cila ndërtoi edhe aksin rrugor Skrapar-Përmet, që pësoi dëmtime në shtresën e asfaltit pavarësisht se për të janë dhënë 1.2 miliardë lekë.

Është pikërisht e njëjta kompani që ka marrë përsipër punimet për ndërtimin e Unazës së Re, pavarësisht se ka kaluar afatin e përfundimit që duhet të ishte muaji shkurt, vonesë e cila ka sjellë një trafik të rënduar në hyrje të kryeqytetit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.