E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çfarë deklaroi partnerja e italianit të zhdukur?
Publik News

Çfarë deklaroi partnerja e italianit të zhdukur?

Pecorelli, 45 vjeç, i cili vijon të jetë i zhdukur prej më shumë se 10 ditësh në vendin tonë, në rrethana ende të paqarta.

Në makinën e djegur në Pukë, e cila ishte marrë me qira nga biznesmeni, janë gjetur 2 kocka të cilat dyshohet se janë të tij. Kockat janë dërguar për ekzaminim në laboratorin kriminalistik në Tiranë dhe pritet të dalë përgjigja e AND.

Mediet italiane kanë zbardhur mesazhin e fundit që ai u kishte dërguar punonjësve gjatë pushimeve të Krishtlindjeve.

“Do të kthehem rreth 10 janarit”, ishte ky mesazhi i fundit për disa punonjës.

Sipas medieve italiane, hetimet po ndiqen nga Interpoli. Partnerja shqiptare e biznesmenit italian raportohet se ka dorëzuar disa gjëra personale te policia shqiptare, të nevojshme për të bërë krahasimet e ADN-së.

“Nuk e di nëse Davide ka shkelur gishtat e dikujt,”raportohet se ka thënë partnerja e tij përpara punonjësve të sallonit të bukurisë në pronësi të italianit të zhdukur.

Ajo ishte e prekur kur shpalli zhdukjen e 45-vjeçarit.

Italiani ishte pronar i një hoteli dhe një rrjeti qendrash bukurie. Ai kishte qenë në të shkuar arbitër në kategoritë e ulëta të futbollit italian.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.