Lulzim Basha zbulon ku do kandidojë: Do të garoj vetëm në Tiranë, në asnjë qark tjetër
Kryetari i Partisë Dmeokratike Lulzim Basha ka deklaruar se do të kandidojë vetëm në qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 25 prillit.
Ai u shpreh në emisionin “Kjo Javë” se nuk do të garojë në asnjë qark tjetër veç Tiranës, duke shtuar se e bëri këtë zgjedhje pasi kryeqyteti i ka besuar besuar për herë të parë përfaqësimin si deputet.
Nisida Tufa: Po flisnim për ekipin e tij, për sfidat që ka vet kryetari i Partisë Demokratike. Ju vetë ku do të garoni, zoti Basha?
Lulzim Basha: Do të garoj në qytetin e Tiranës.
Nisida Tufa: Në Tiranë.
Lulzim Basha: Ky qytet më ka besuar për herë të parë përfaqësimin si deputet. Më ka besuar drejtimin si kryebashkiak dhe unë do të garojë në qytetin e Tiranës. Jo nuk do të garoj në asnjë qark tjetër. Çdo qark do të ketë deputetët e vet dhe drejtuesit e vet.
Nisida Tufa: Dhe e gjithë fushata, e gjithë vëmendja besoj sikurse është edhe ekipi juaj ka në mënyrë paralele kudo, për Tiranën do të jetë edhe më tej për ju.
Lulzim Basha: Padiskutim që po! Megjithëse si kryetar i partisë dhe si kandidati për kryeministër, i opozitës së bashkuar, unë do të bëj fushatë në të gjithë vendin, padiskutim.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk ka asnjë dyshim dhe shprehet i bindur se në 26 prill ai do të jetë kryeministër i shqiptarëve.
I pyetur nga gazetarja Nisida Tufa, nëse do ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve në qoftë se shqiptarët i japin mandatin e tretë Edi Ramës, Basha u shpreh se më 25 prill do të ketë vetëm një rezultat, një plebishit popullor për të larguar të keqen.
Sipas tij “85% e shqiptarëve kërkojnë ndryshim, 70% mendojnë se ekonomia është në gjendje shumë të keqe, 52% mendojnë se Shqipëria ka shpresë me Lulzim Bashën kryeministër”.
Pyetje: Në 26 prill e shihni veten kryeministër?
Basha: Nuk ka fije dyshimi që për të korrigjuar këto dështime, për të vendosur vendin në shinat e normalitetit, për të realizuar programin tonë që do të ndihmojë të gjithë shqiptarët, Lulzim Basha me votën e tyre do të jetë kryeministri i të gjithë shqiptarëve.
Pyetje: Do ta linit drejtimin e PD nëse nuk fitoni?
Basha: Është gabimi më i madh që ta shohim këtë si një lojë me porta të vogla. Hallet e shqiptarëve janë papunësia etj. Padiskutim që shqiptarët në 25 pill shqiptarët do zgjedhin ndryshimin dhe opozita e bashkuar do të fitojë.
disa zona Partia Demokratike dhe Levizja Socialiste Për Integrim do të kenë një listë të përbashkët, në cilat zona i keni pritshmëritë ?
Lulzim Basha: Këto janë të gjitha…është e saktë ajo që thotë zonja Kryemadhi edhe unë e kuptoj që ka interes gjithmonë edhe për këtë le të themi aspekt taktik të politikës. Më ndjeni në qoftë se vëmendja ime sot edhe në këtë bisedë që kemi bashkë nuk është kaq shumë takcicizmi politik se sa tek ato që janë problemet e vërteta të shqiptarëve. Nuk mendoj që shqiptarët sot shqetësim kryesor kanë se si do të maksimalizojmë votën e PD-LSI, padiskutim që ne kemi një plan të qartë dhe do ta shpalosim atë hap pas hapi.
Nisida Tufa: Kur zoti Basha ?
Lulzim Basha: Sepse qëllimi ynë kryesor është që çdo votë e shumicës absolute të shqiptarëve që duan largimin e Ramës të shkojë aty ku duhet edhe të numërohet
Nisida Tufa: Zoti Basha do ta maksimalizoni apo do ta mbroni votën sepse ky është qëllimi?
Lulzim Basha: Të dyja bashkë, janë dy gjëra krejt të ndryshme. Njëra është maksimalizimi i votës dhe e dyta është mbrojtja e votës. Dhe për të dyja pavarësisht përpjekjeve të Edi Ramës, pavarësisht aleancës së tij të vazhdueshme me faktorët më negativë të shoqërisë, një gjë është e sigurtë, fitorja e opozitës së bashkuar do të jetë e thellë dhe largimi i Edi Ramës është i sigurtë, i vulosur.
Nisida Tufa: Mirë se mazhoranca për shembull shprehet qartë. Zoti Basha Partia Socialiste llogarit se ka fitore të sigurtë, ka hambar mandatesh Fierin, Vlorën, Gjirokastrën apo Beratin. Në vijim të asaj që unë iu pyeta, ku i ka protshmëritë Partia Demokratike?
Lulzim Basha: Në të gjithë Shqipërinë, nga jugu në veri Rama dhe klika e tij do pësojë disfatën më të thellë.
Nisida Tufa: Këtë ua tregojnë sondazhet zoti Basha?
Lulzim Basha: Sigurisht dhe nuk ka diskutim që kjo do t’i vijë jo thjeshtë dhe vetëm nga shumica dërrmuese e shqiptarëve që i gënjeu, i mashtroi, me premtime boshe që nuk i mbajti por Nisida të jesh e bindur do t’i vijë dhe nga vetë socialistët shqiptarë, të cilët njësoj si shumica dërrmuese e popullsisë në këto tetë vite në veçanti katër vitet e fundit, kanë parë varfërinë të thellohet, kanë parë pamundësinë për të siguruar një vend dinjitoz pune dhe janë edhe më të zhgënjyer sepse në fund të fundit ishte njeriu dhe ishin njerëzit të cilët i mbështetën për të ardhur në pushtet.
Nisida Tufa: Duke shkuar tek 25 Prilli, fushatën do ta bëni të përbashkët apo kështu sic po ndosh tani, vec LSI vec Partia Demokratike, si do të vijojë ? Ka rëndësi dhe kjo.
Lulzim Basha: Sigurisht që fushata është edhe sot e përbashkët. Po të shikoni ka një lajmmotivi, i cili bashkon të gjitha partitë e opozitës, Partinë Demokratike, Lëvizjen Socialiste për Integrim, Partinë Republikane, Lëvizjen për zhvillim Kombëtar, Partinë Agrare Ambientaliste, Partinë Demokristiane, Partinë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Partinë Bashkimin i të Drejtave të Njeriut, Partinë e Legalitetit, cdo parti të opozitës, të gjitha partitë e opozitës kanë një lajmmotiv, largimin e të keqes. Nuk ka ndryshim në Shqipëri pa larguar Edi Ramën. 25 Prilli është dita e largimit të keqes. 26 Prilli e tutje është dita që pasi është zhbllokuar rruga të nisë një ndryshim për të gjithë, jo vetëm për partitë tona, jo vetëm për mbështetësit tanë por për cdo shqiptar. Dhe për këtë unë dhe Partia Demokratike kemi një program të qartë dhe të zbatueshëm.
Nisida Tufa: U ndalëm tek LSI-ja por në fakt është momenti për të folur pak edhe për aleatët, shohim dhe foton ilustruese. Ende nuk janë përmbyllur marrëveshjet e Partisë Demokratike me PDIU, po kështu edhe me PR. Ku është ngërci Z.Basha, sepse i kanë shfaqur pas deklaratave pretendimet e tyre Z.Mediu por edhe Z.Idrizi ? Cfarë po ndodh që nuk po mbyllet si marrëveshje ?
Lulzim Basha: Jo, nuk ka asnjë ngërc, nuk ka asnjë ngërc. Unë të siguroj që opozita do të dalë e bashkuar në këto zgjedhje si asnjë opozitë më parë dhe koalicioni fitimtar i 25 Prillit do të bëjë realitet të gjitha zotimet që ka marrë para shqiptarëve. Natyrisht përgjegjësia kryesore për këtë i takon Partisë Demokratike, më takon mua. Dhe pikërisht në kuadër të kësaj përgjegjësie mbi parimet tashmë të njohura dhe të shpallura botërisht, gjithsecili do të ketë mundësinë të shpalosë para shqiptarëve le të themi fuqinë dhe angazhimin për të qenë pjesë e kësaj fitoreje dhe në bazë të vlerësimit gjithsecili prej anëtarëve të koalicionit dhe të Partisë Demokratike do të marrë peshën e përgjegjësisë për të kthyer programin tonë në një realitet ndryshimi për cdo shqiptar.
Nisida Tufa: Dakord. Kur do të bëhet marrëveshja ?
Lulzim Basha: Po ndodh kjo. Gjatë kohës që flasim edhe sot ..
Nisida Tufa: Nuk është mbyllur marrëveshja me PR edhe me PDIU-në.
Lulzim Basha: Shiko, ne këmi një marrëveshje. Është një keqkuptim mediatik që nuk është mbyllur marrëveshja.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



