E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
TË SHKARKOHET URGJENT NGA DETYRA. VRASËSE!
Publik News

TË SHKARKOHET URGJENT NGA DETYRA. VRASËSE!

Vaksina anti-COVID është me dëshirë, jo Me  detyrim thotë doktoresha e fëmijëve

. Mjekja pediatre, Alketa Hoxha ishte sot e ftuar në emisionin “Dilema Sociale” me Eno Popin në Top Albania Radio.

https://www.topalbaniaradio.com/v7/pediatre-alketa-hoxha-nuk-do-te-vizitoj-asnje-femije-te-pa-vaksinuar-2/

Sot u diskutua rreth dilemës më të madhe që po na shoqëron gjatë gjithë kohës, për ‘vaksinën’. Vaksina e parë është krijuar në vitin 1796 nga shkencëtari britanik Edward Jenner dhe arriti të shëronte atë që ende njihet si sëmundja e Lisë.

Ngjarjet e fundit politiko-sociale kanë dhënë dritën jeshile ndaj vaksinës së shumëpritur të COVID-19, por kura ndaj virusit ka hasur polemika nga shumë persona  të cilët refuzojnë të vaksinohen. Por ajo që duhet të mendojmë është se çfarë duhet bërë me fëmijët apo foshnjat e porsalindura.

Për të folur rreth fëmijëve, në studio ishte mjekja Alketa Hoxha. Ajo shprehet se vaksina është me dëshirë, por vetë si pediatre nuk do të merrte përsipër asnjë fëmijë për ta vizituar nëse nuk do të jetë i vaksinuar.

Unë do të deklaroj këtu që nuk do të pranoj të vizitoj kurrë një fëmijë, i cili nuk vaksinohet. Sepse në momentin që ky fëmijë i pa vaksinuar vjen për vizitë tek unë, aty mund të kem një fëmijë, që larg qoftë të ketë një sëmundje si leucemi ose ndonjë sëmundje tjetër që është problematike te fëmijët. Atëherë, ky fëmijë që mezi ka shpëtuar nga sëmundja bazë, të marrë një virozë apo një sëmundje të fëmijës tjetër që s’është vaksinuar, kjo është fatale… është vdekjeprurëse. Vaksinimi nuk është përgjegjsi vetëm vetjake, por është përgjegjsi për tërë botën. Fatin e botës e kemi ne në dorë!

 

Në fakt me të drejtë ka reaguar dhe faqja ‘ Brryli Broadway’  kërkon shkarkimin e mjekes duke i kujtuar betimin e Hipokratit

 

TE SHKARKOHET URGJENT NGA DETYRA. VRASESE!

Betimi Hipokratit:
Në çastin kur po hyj në radhët e anëtarëve të profesionit mjekësor premtoj solemnisht se jetën time do ta vë në shërbim të humanitetit. Ndaj mësuesve do ta ruaj mirënjohjen dhe respektin e duhur. Profesionin tim do ta ushtroj me ndërgjegje e me dinjitet. Shëndeti i pacientit tim do të jetë brenga ime më e madhe. Do t’i respektoj e do t’i ruaj fshehtësitë e atij që do të më rrëfehet. Do ta ruaj me të gjitha forcat e mia nderin e traditës fisnike të profesionit të mjekësisë. Kolegët e mi do t’i konsideroj si vëllezër të mi. Në ushtrimin e profesionit ndaj të sëmurit tek unë nuk do të ndikojë përkatësia e besimit, e nacionalitetit, e racës, e politikës, apo përkatësia klasore. Që nga fillimi do ta ruaj jetën e njeriut në mënyrë absolute. As në kushtet e kërcënimit nuk do të lejoj të keqpërdoren njohuritë e mia mjekësore që do të ishin në kundërshtim me ligjet e humanitetit. Këtë premtim po e jap në mënyrë solemne e të lirë, duke u mbështetur në nderin tim personal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.