E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përmbyten disa shtepi dhe biznese në Shijak nga fryrja e lumit Erzen
Publik News

Përmbyten disa shtepi dhe biznese në Shijak nga fryrja e lumit Erzen

Reshjet intensive të shiut që kanë rënë pasditen e djeshme dhe gjatë natës, kanë bërë që lumi Erzen të dalë nga shtrati dhe të shkaktojë përmbytje.

Disa shtëpi dhe biznese në Shijak janë përmbytur si pasojë e daljes së Erzenit nga shtrati.

Ndërkohë, më herët është raportuar se edhe lumi Ishmë ka dalë nga shtrati dhe disa fshatra në zonën e Fushë-Krujës kanë janë përmbytur. Dhjetëra hektarë tojë janë nën ujë.

***
Ndërsa bashkia e Vlorës ka paralajmëruar se reshjet e shiut do të intesifikohen gjatë orëve të mbrëmjes dhe qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm.

Bashkia bën thirrje që qytetarët të shmangin çdo lëvizje në akset problematike.

Postimi i plotë:

Te nderuar qytetare!

Rreshjet e shiut do të intensifikohen gjatë orëve të mbrëmjes dhe orëve të para të mëngjesit për këtë arsye do t’ju luteshim të shmangnit të gjitha lëvizjet me automjete në akset problematike si dhe parkimin e automjeteve në këto akse.

Paralajmërimet e meteorologëve për përmbytje kërkojnë të jemi të kujdesshëm.

Për çdo nevojë urgjente kontaktoni me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë së Vlorës.

Kujdesuni për veten dhe familjet tuaja!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.