E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Atentati dje në Vlorë ndaj 49- vjeçarit ish-punonjës i Policisë Bashkiake, zbardhe dëshmia
Publik News

Atentati dje në Vlorë ndaj 49- vjeçarit ish-punonjës i Policisë Bashkiake, zbardhe dëshmia

Marjon Mitro, 49- vjeçari ish-punonjës i Policisë Bashkiake në Vlorë, i ka shpëtuar dje një atentati me armë zjarri. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 të paradites së djeshme në lagjen “29 Nëntori”, të qytetit të Vlorës, shumë pranë Bibliotekës Publike. Sipas burimeve, mësohet se shtetasi Marjon Mitro, ka marrë dy plumba në trup, një në krah dhe një tjetër në kokë.

 

 

Gjatë marrjes në pyetje nga policia, Marjon Mitro ka deklaruar se ka qenë duke ecur me kurriz dhe se nuk e ka parë autorin.

Marjion Mitro gjate nje seance gjyqesore

Marjion Mitro gjate nje seance gjyqesore

Mitro ka deklaruar se “kohët e fundit s’kam pasur asnjë konflikt” dhe se nuk di për cilat motive është qëlluar drejt tij.

Mësohet se ndaj Mitros është qëlluar dy herë. Pas ngjarjes, mësohet se ai ka qëndruar disa minuta pa lëvizur, derisa janë larguar atentatorët.

Policia ende nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen dhe akoma nuk ka arritur të gjejë kamera me fushëpamje nga vendi i ngjarjes çka mund të ndihmonte në ndërtimin e një identikiti të autorëve.

Por kush është Marjon Mitro, shënjestra e atentatit të djeshëm?

49-vjeçari është një emër i njohur për drejtësisë shqiptare, ndërsa ka pak më shumë se një vit që ka dalë nga burgu.

Mitro është akuzuar për atentate me eksploziv dhe në vitin 2016 ai është dënuar me tetë vite burg si anëtar i grupit të Julian Sinanaj për veprën penale “Akte terroriste”.

Mitro është akuzuar si personi që porositi vendosjen e tritolit në automjetin e ish-prefektit të Vlorës Besnik Dervishi, ngjarje e cila mbeti në tentativë në vitin 2014.

Lënda shpërthyese u zbulua rastësisht kur Dervishi me automjetin e tij po hynte në Presidencë.

Po ashtu, 49-vjeçari është dyshuar edhe për vendosjen e eksplozivit edhe në banesën e ish-deputetit të Partisë Demokratike Ardian Kollozi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.