Ky është Kristi Çinari i dyshuar si autori i tre vjedhjeve në Tiranë, grabiti “Kredo.al” dhe dy farmaci
Ky është Kristi Çinari, personi që akuzohet si autor i tre vjedhjeve në Tiranë.
Ditën e djeshme u shënua një grabitje me armë lodër në një farmaci në Tiranë, pas shkollës “Sami Frashëri”, ku dyshohet se Kristi Çinari ka marrë xhiron ditore të farmacisë, që mendohet se mund të jetë diku te 200 mijë lekë të vjetra.
Dyshohet se është i njëjti person që kreu dhe grabitjen në rrugën “Bardhyl” të Kredo.al dhe grabitjen e një farmacie tjetër në rrugën “Zhan D’ark”, ngjarje të ndodhura më 23 dhe 21 janar të këtij muaji.
Kristi Çinari nuk është një emër i panjohur për blutë e kryeqytetit pasi edhe në vitin 2017 është proceduar për grabitjen e një farmacie.
Policia e Tiranës është vënë në ndjekje të tij,teksa vazhdojnë punën për të bërë të munduar arrestimin e tij.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



