E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ok Luli thesi u hap. Po ku do i gjesh leket?
Publik News

Ok Luli thesi u hap. Po ku do i gjesh leket?

Programi i Partise Demokratike eshte nje miks politikash liberale te tregut me politika te mireqenies sociale. Premtohet taksa e sheshte 9% dhe ne te njejten kohe rritja e shpenzimeve publike ne arsim, per familjet e reja, ulje e çmimit te karburantit e te tjera.

Duket se qellimi eshte thithja e votave me efektin terheqes qe do bejne tek votuesi i varfer shqiptar gjithe keto leke qe do shperndaka shteti. Nje shtet me nje buxhet anemik krahasimisht me rajonin.
Rreziku me kete program, ashtu si me gjithe programet qe shpallen ne fushate, eshte se mund te shnderrohet ne nje perseritje robotike te ca shifrave bombastike te parealizueshme, mosrealizimi i te cilave do gjeje neser justifikim te thjeshte tek koha e pakte, buxheti i ulet, borxhet e larta e te tjere.

Per kete arsye ky program po na jep vibes te 2005-es dhe te 2013-es. Po na duket nje film i pare dhe sinqerisht… i merzitshem. Shqiptaret e 2021-it nuk jane shqiptaret e padale te viteve ‘90 qe ekzaltoheshin si ne stadium per uje e drita 24 ore.
Ne nuk duam me shifra me qindra mijera vende pune. Ne duam reformat qe do sjellin keto vende pune. Ne nje vend te pazhvilluar do ishte e udhes te debatonim cili model zhvillimor do ndjekim. Modelin e taksave te uleta dhe zonave ekskluzive ekonomike apo modelin e nje nderhyrje te forte te shtetit ne ekonomi? A mund te rritet mireqenia pa u rritur ekonomia? A do investohet ne infrastrukture per te nxitur turizmin? Ndonje fjale per startups ose ndermarrjet e vogla e te mesme?
A do mbrohet prodhimi bujqesor shqiptar nga pushtimi i produkteve serbo-maqedonase?
Po industria perpunuese?
Inxhinieret e rinj mekanike dhe elektronike do kene ku te bejne praktike ne Shqiperi apo do duhet te marrin rruget e Gjermanise per te pare nje fabrike me sy?
A do lidhet arsimimi me tregun apo do lihen te sapodiplomuarit ne meshire te fatit?
A do kemi nje reforme serioze meritokratike ne administrate apo disa militante do zevendesohen me te tjere?
Po koncesionet? A do merziten oligarket nga taksa 9% apo do lumturohen?

Nga Rama ne kemi zero pritshmeri. Asnje socialist nuk rron me shprese se Rama do ndryshoje dicka, tani qe u plak. Mirepo nga kryeministri i ardhshem ne presim me shume, ne drejtim te ideologjise, te programit dhe te reformave konkrete.
A eshte me popullin apo me oligarket? A eshte patriot apo globalist? A do e mbeshtese Minishengenin? A do e ndryshoje ligjin per arsimin e larte qe polli gjithe ato pakenaqesi? A do kete vullnetin dhe kthjelltesine e duhur per te luftuar kriminalitetin, edhe nese vjen nga partia e tij?

Ndoshta eshte akoma heret dhe gjithe çeshtjet nuk jane trajtuar ama publiku, veçanerisht e famshmja zone gri jomilitante qe te gjithe analizojne se fundmi, pret pergjigje konkrete, realiste dhe efiçente.
Krijimin ose jo te 100 mije vendeve te punes pastaj do e shohim, se do jete rezultat i suksesit ose deshtimit tone kolektiv.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.