Arrestohet bossi i ‘Ndrangheta-s, Domenico Cracolici u kap nga karabinierët teksa ishte përgjumësh, nuk bëri as rezistencë
Policia italiane ka arrestuar bosin e mafias Ndrangheta-s, Domenico Cracolici!
Ai u kap mbrëmjen e djeshme në një vilë të izoluar në fshatin Maida (Catanzaro) nga karabinierët e Compagnia di Serra San Bruno dhe Njësia Hetimore e Vibo Valentia, së bashku me stafin e Skuadronit Ajror Gjahtarët e Karabinierëve Kalabri. Bossi ishte në gjumë ndaj nuk bëri asnjë rezistencë ndaj policisë.
Bossi i mafias më të njohur në Itali i kishte shpëtuar një herë policisë më 19 dhjetor 2019 në operacionin Rinascita-Scott, një hetim në të cilin ai akuzohej për shoqatë mafioze si promovues i strukturës aktive në Maierato dhe Filogaso. Emri i tij ishte në listën e 100 të arratisurve më të rrezikshëm.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



