E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjermania porosit vaksina anti-covid edhe pēr vitin 2022
Publik News

Gjermania porosit vaksina anti-covid edhe pēr vitin 2022

Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn tha se çfarëdo që të ndodhë Gjermania do të ketw doza të vaksinës gati për 2022 në rast se duhen për imunizimin e popullsisë.

Deri më tani edhe Gjermania si Europa po vuan mungesën e dozave nga kompanitë e vaksinave dhe deri më tani vetëm 2.3 milionë banorë nga 83 në total kanë marrë nga një dozë.

“Tani ne aktualisht po porosisim vaksina të mëtejshme për vitin 2022, që të kemi të paktën disa në dorë. Askush nuk e di nëse do të na duhet një përforcues. Me kapacitetet prodhuese që tani janë zgjeruar, ne do të porosisim vaksinat si masë paraprake. Nëse nuk na duhen, mirë, por nëse i duam atëherë ata do të jenë në dispozicion”- tha Spahn.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.