Ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku me anë të një video në rrjete sociale ka shpeguar me fjalë të thjeshta disa pika nga programi ekonomik i PD, i cili do të zbatohet pas 25 prillit 2021 nëse opozita vjen në pushtet.
Ajo thotë se biznesi do të jetë në qendër të programit, duke e çuar në 0.5% taksën për bizneset e vogla, përfshirë të gjitha taksat vendore. Për bizneset e mëdha nga 15% taksa do të bëhet 9%.
Tabaku premton se do të mbështeten me praktika 10 mijë të rinj shqiptar të talentuar që do të shkojnë të punësohen në biznese private, dhe këto biznese nuk do të paguajnë asgjë për kualifikimin e tyre.



