E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pronari i një firme gjendet i vdekur në magazinë, dyshimet e para
Publik News

Pronari i një firme gjendet i vdekur në magazinë, dyshimet e para

Pronari i një firme private është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në një magazinë në autostradën Tiranë-Durrës. Policia bën me dije se ai është N. D., 58 vjeç ndërkohë që nga këqyrja paraprake ka rezultuar se në trupin e tij nuk janë gjetur shenja dhune apo dëmtime.

Dyshimet paraprake janë se ai mund të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale, megjithatë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 31.01.2021, rreth orës 07:40, në autostradën Tiranë-Durrës, në magazinën e një firme është gjetur pa shenja jete pronari i firmës shtetasi N. D., 58 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera, ku paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor dhe sherbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.