E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E zbuluan  gjermanët: 22-vjeçarja shqiptare që kishte fluturuar nga Tirana, ishte e infektuar me mutacionin britanik të Covid-19
Publik News

E zbuluan gjermanët: 22-vjeçarja shqiptare që kishte fluturuar nga Tirana, ishte e infektuar me mutacionin britanik të Covid-19

Një gazetë gjermane shkruan se një vajzë 22-vjeçare që u kthye nga Shqipëria, dhe shfaqi simptoma të lehta të mutacionit britanik të koronavirusit është zbuluar në Taunus, një qytezë pranë Heisenit.

Gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung shkruan se ky ishte edhe rasti i parë në atë zonë. Si një masë paraprake, autoritetet shëndetësore gjermane kryen një sekuencë gjithëpërfshirëse të mostrës laboratorike.

Sipas Departamentit Lokal të Shëndetësisë, 22-vjeçarja shqiptare e infektuar me variantin e ri britanik të koronavirusit, pasi udhëtoi nga Tirana drejt qytetit gjerman ku jeton si emigrante, po mbahet në karantinë.

Deri në këto momente autoritetet shqiptare pretendojnë se nuk ka raste të reja të koronavirusit në Shqipëri.

Sipas mediave të huaja, simptomat e virusit britanik janë të ngjashme me simptomat e viruseve të tjera, por ndryshojnë vetëm nga transmetueshmëria.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.