FOTO dhe emrat/ Zbulohet një prej atentatorëve të vrasjes së trefishtë në Elbasan
Policia bën me dije se si rezultat i hetimeve të kryera, “nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Kundër Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan u bë shpallja në kërkim ndërkombëtar e autorit të dyshuar, shtetasi: M. Q., 35 vjeç”.
Ky i fundit është i dyshuar për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Bëhet fjalë për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në datën 29.12.2018, ku mbetën të vrarë me armë zjarri shtetasit Endrit Dylgjeri (Alibej), xhaxhait të tij Arben Dylgjeri me nënshtetësi britanike dhe shtetasit turk, Erdal Duranay, 51 vjeç.
Njoftimi nga policia Elbasan
Vijon puna hetimore për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë.
Identifikohet dhe shpallet në kërkim ndërkombëtar një nga autorët e vrasjes së trefishtë të ndodhur në vitin 2018, në Elbasan.
Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, pas një pune të mirëfilltë hetimore bënë të mundur identifikimin e një prej autorëve të ngjarjes së ndodhur në datën 29.12.2018, në fshatin Bradashesh, Elbasan, ku mbetën të vrarë me armë zjarri shtetasit E. A., A. D. dhe T. D.
Si rezultat i hetimeve të kryera, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Kundër Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan u bë shpallja në kërkim ndërkombëtar e autorit të dyshuar, shtetasi:
M. Q., 35 vjeç, i dyshuar për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen edhe të personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.
HETIMET, SHKAKU
Sipas burimeve te policise , urdhëruesit e vrasjes janë dy vëllezër, që në kohën e ekzekutimit mafioz jetonin në Britani.
Shkak për ngjarjen dyshohet se është bërë humbja e 50 kg kokainë në Londër. Më konkretisht, në vitin 2017, një i ri nga Elbasani i njohur si “Liçe” , ka qenë duke transportuar për llogari të dy vëllezërve sasinë e drogës dhe më pas, ai ka deklaruar se lënda narkotike ishte grabitur nga persona të panjohur.
Pas vjedhjes së lëndës narkotike, mësohet se i riu me nofkën “Liçe” dhe emrin Ilir, është marrë peng nga disa shtetas anglezë.
Shqiptari është keqtrajtuar për disa ditë dhe më pas është Braktisur në Londër, ku u gjet nga policia britanike.
Pronarët e drogës dyshonin se grabitja ishte urdhëruar nga Endrit Alibej dhe anëtarë të grupit të tij. Për këtë arsye, ata kanë porositur ekzekutimin e Endrit Alibej, krim i tmerrshëm i ndodhur mbrëmjen e 28 nëntorit 2018 në prani edhe të familjarëve.
Burimet bëjnë me dije se porositësit kanë krijuar kontakte me vrasës me pagesë dhe sipas hetuesve britanikë, është arritur të dokumentohet që vëllezërit, emrat e të cilëve disponohen nga Panorama por nuk publikohen për arsye hetimore, kryen ekzekutimin e tre personave nëpërmjet një grupi të fuqishëm kriminal në fushën e grabitjeve në vendin tonë.
Hetimet kanë zbuluar se viktimat janë qëlluar nga një mjet tip Mercedez Benz, në bordin e të cilës kanë qenë tre persona, dy qitës dhe drejtuesi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



