E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohen 7 persona në Tiranë, dy prej tyre të shpallur në kërkim! Ja për çfarë akuzohen
Publik News

Arrestohen 7 persona në Tiranë, dy prej tyre të shpallur në kërkim! Ja për çfarë akuzohen

Tiranë – Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 7 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

Sipas policisë, shërbimet e Komisariatit Nr. 3, gjatë patrullimit në rrugën “Petro Marko”, kanë konstatuar shtetasin A. Sh., të cilit gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve, nga Seksioni i Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Sh., 20 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Forca e posaçme “Shqiponjat”, në zbatim të Planit të Masave për goditjen e paligjshmërisë dhe evidentimin e personave që lëvizin me lëndë narkotike me vete, në Sauk, kanë ndaluar për kontroll mjetin me drejtues I. K. dhe pasagjerë shtetasit D. K., R. A dhe E. A. Gjatë kontrollit të mjetit, në sediljen e pasme, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike të dyshuar kanabis, e cila i përkiste shtetasit D. K. Në përfundim të veprimeve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. K., 22 vjeç, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, si dhe shtetasve I. K., 21 vjeç, R. A., 21 vjeç dhe E. A., 19 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”, pasi dyshohet se kanë pasur dijeni për lëndën narkotike që kishte shtetasi D. K. dhe nuk kanë kallëzuar pranë organeve ligjzbatuese.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Sh., 20 vjeç, pasi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, punonjësit e policisë së Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur një armë të ftohtë (dorezë metalike), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit E. M., 28 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

•Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 proceduan në gjendje të lirë shtetasin E. M., 49 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”.

•Më datë 04.02.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit D. L., 21 vjeç, pasi ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur. Punohet për kapjen dhe shoqërimin e tij dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.