E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Artan Hoxha:  Kush është funksionari I LARTË i shtetit në dosjen e SPAK: Përgjimet e Ndragheta s’janë gjë para këtyre
Publik News

Artan Hoxha: Kush është funksionari I LARTË i shtetit në dosjen e SPAK: Përgjimet e Ndragheta s’janë gjë para këtyre

Gazetari investigativ Artan Hoxha thotë se në “duart” e SPAK është aktualisht një dosje “e nxehtë”, ku përfshihet një funksionar i lartë i shtetit shqiptar.

Duke folur për Abc News, Hoxha nuk e përmendi emrin e këtij funksionari, por tha se në dosje ka përgjime dhe prova konkrete.

“Brenda në dojse po të shohin me vëmendje prokurorët e SPAK, do të gjejnë materiale më implikuese se këto të Ndranghetas. Do të gjejnë implikim të funksionarëve të lartë shtetërorë me bosë të botës së krimit. Përmenden emra dhe janë prova konkrete. Ke një funksionar të rëndësishëm shtetëror, nuk po e përmend.

Por në informacionin që kam unë, në një dosje tjetër prokurorët kanë të dhëna ose përgjime që janë shumë më të forta se këto të Ndranghetas. Bëhet fjalë për personazhe të botës së krimit që kanë komunikuar direkt me zyrtarë të lartë 2004-2005. Te këto personazhe objekti është bërë, pse nuk është hetuar unë nuk e di, por këto materiale i ka SPAK në dorë. Kanë për të dalë të dhëna shumë më interesante se përgjimet e Ndranghetas”, tha Hoxha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.