E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Covid-19 i merr jetën nënës 28 vjeçare nga Korça, dje mjekët shpresuan se po përmirësohej
Lajme

Covid-19 i merr jetën nënës 28 vjeçare nga Korça, dje mjekët shpresuan se po përmirësohej

 

Një 28 vjeçare me Covid-19 ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Nga spitali është mësuar pak më parë për ngjarjen e rëndë.

Bëhet me dije se 28 vjeçarja ishte nga Korça, dhe për shkak të gjendjes së rënduar është dërguar në Sanatorium. Ajo ishte futur në intubim prej 2 ditësh por fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

E reja ishte nënë e 3 fëmijëve, ndërsa pak kohë më parë kishte sjellë në jetë një prej fëmijëve. Rasti i 28 vjeçares nga Vloçishti i Korçës është raportuar edhe më herët, pasi ajo lindui fëmijën dhe u kthye sërish në Sanatorium.

Mjekët dje kanë qenë optimistit për përmirësimin e gjendjes shëndetësore të saj, por fatkeqësisht një komplikacion i mori asaj jetën. Nuk dihet nëse ajo vuante nga sëmundje të tjera.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.