Bujar Asqeriu: Te Basha shikoj artikulim, qetësi dhe sinqeritet
Aktori Bujar Asqeriu, i ftuar në emisionin “Kjo javë” në “News 24”, u pyet për dy kandidatët për kryeministër, Rama dhe Basha.
Asqeriu thekson se sot 40 për qind e shqiptarëve jetojnë në varfëri, duke shtuar se tek Basha sheh qetësi dhe sinqeritet.
Unë as nuk e kam takuar asnjëherë Bashën, kurse me Ramën kam luajtur film. Asnjë bisedë nuk e kam bërë, por kam bindjet e mia dhe nuk më ushtron dot presion. Unë merrem me njeriun, sa shikon ky njeri, mënyrën si mendon ky njeri, ky tallet me ne apo jo. Duhet të jetë i sinqertë, mos i gënjejnë shqiptarët.
40 për qind e shqiptarëve jetojnë në varfëri, boll më. Unë shikoj tek Basha, më pëlqen qetësia. Basha është i qetë, artikulon bukur, më duket i sinqertë. Shqipërinë nuk e ndryshon një njeri, janë stafe të tëra dhe secili duhet të bëjë punën e tyre. Sot, njerëzit në zyra qëndrojnë këmbë mbi këmbë. Politikanët duhet të tregojnë xhepat. Të fitojë zotësia”, tha Asqeriu.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



