E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dy ditë para zhdukjes, zbardhen mesazhet e Pecorellit me mikun e tij: Kontratat janë 70 mijë euro
Lajme

Dy ditë para zhdukjes, zbardhen mesazhet e Pecorellit me mikun e tij: Kontratat janë 70 mijë euro

Italiani Davide Pecoreli vijon të jetë i zhdukur, pasi makina e tij u gjet e shkrumbuar në anë të rrugës.

Mediat italiane kanë publikuar disa mesazhe që Pecoreli ka shkëmbyer me miqtë e tij, pak kohë para se të zhdukej.

Në një mesazh që i ka dërguar mikut të tij, Fabrizio Paladino, të cilit i dërgoi një mesazh në datën 4 janar 2021 ai ka folur për shuma të mëdha parash.

“Sot rikthehem në Vlorë, të enjten kthehem në Tiranë, jam kthyer për të mbyllur disa kontrata. Është e vërtetë kontratat janë të 30, 40 e 70 mijë euro. E thënë në italisht duhet të të besojnë para se të vendosin”,- thuhet në mesazhet e Pecorellit.

Biznesmeni italian po investonte në Shqipëri, me pajisje që kishin një çmim të lartë.

Policia po vijon akoma hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.