Kreu i Partisë Demokratike Basha : Sot sistemi shëndetësor i Shqipërisë është në kolaps total
Në një postim në facebook, Basha thotë se Rama pati 8 vite në dispozicion për të përmbushur premtimet, por thekson se paratë e taksave tona ia dha miqve të tij.
Kryedemokrati thekson se pas 8 vitesh dështime, Rama nuk mund të zgjidhë asgjë, duke theksuar se “më 25 prill ne do të sjellim ndryshimin – Rama do të humbasë dhe Shqipëria do të fitojë.”
Postimi i plotë:
Rama pati 8 vite për të përmbushur premtimin për shëndetësi falas. Ku është shëndetësia falas? Rama ka rritur taksat – ku shkuan paratë e taksave të shqiptarëve? Rama ua dha paratë tona miqve të tij.
Sot, Shqipëria ka një sistem shëndetësor në kolaps total: me numrin më të ulët të testimeve, me numrin më të ulët të mjekëve për banor, me mjekë dhe infermierë të paguar keq.
Tani, pas 8 vitesh dështime, Rama po flet për atë që do të bëjë. Pas 8 vitesh dështime, Rama nuk mund të zgjidhë asgjë. Ne mundemi. Më 25 prill ne do të sjellim ndryshimin – Rama do të humbasë dhe Shqipëria do të fitojë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



