Dyshohet se i preu fytin mamasë dhe e la të vdekur, djali i saj bën deklaratën shokuese: “Atë natë isha…”
Djali i Violeta Gurrajt, Franc Gurraj, ka dhënë dëshminë pasi dyshohet se vrau të ëmën e tij në shtëpinë e saj në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe. Ndonëse policia dyshon se ai është autori i vrasjes së të ëmës, 24 vjeçari e ka mohuar këtë gjë.
Ai është shprehur se më 4 shkurt sapo kishte dalë nga paraburgimi i burgut të Tiranës. Prej një muaji ai ndodhej në burg pasi dyshohej për lëndë narkotike.

Kur doli nga paraburgimi, atë natë 24 vjeçari qëndroi në Tiranë. Më pas, policia e shoqëroi më 5 shkurt në shtëpinë e gjyshërve nga ana e babait në Bajzë.
Edhe pse ishte në arrest shtëpie, 24 vjeçari kishte marrë leje nga policia dhe kështu ai hapi me forcë derën e shtëpisë së mamasë së tij. I riu ka thënë se e ëma nuk kujdesej dot për ta sepse kishte pasur probleme të shëndetit mendor.
Për këtë shkak, tre fëmijët jetonin me familjarët nga ana e babait. Bashkëshorti i Violeta Gurrajt u vra aksidentalisht vite më parë dhe fëmijët nuk jetonin me viktimën.

Franc Gurraj është një nga të dyshuarit kryesorë, por policia nuk ka lëshuar asnjë urdhër arrest për të.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



