Lulzim Basha me përfaqësues të biznesit të turizmit: Ja synimi ynë brenda 4 viteve
Në fjalën e tij, Basha tha se synimi i Partisë Demokratike në pushtet është që brenda 4 viteve industria e turizmit të ketë një rritje nga 8 në 10%
Kreu i opozitës u shpjegoi bizneseve efektet që do të ketë ky angazhim i qeverisë së tij pas 25 prillit për të gjithë turizmin në vend.
“Në rrafshin e objektivave të drejtpërdrejta që kanë të bëjnë me turizmin, synimi kryesor është që brenda 4 viteve industria të ketë një rritje nga 8 në 10% dhe këtu padiskutim përjashtojmë pjesën e udhëtimit, që është pothuajse edhe njëherë kaq. Flasim vetëm për turizmin dhe jo për udhëtimin, se bashkë me udhëtimin na shkon 22%. Në praktikë kjo do të thotë, të dyfishojmë numrin e të punësuarve në sektor. Në praktikë kjo do të thotë synojmë një rritje prej 15% të numrit të turistëve vit pas viti. Këto janë objektivat. Instrumente sesi duhet bërë kjo”, tha ndër të tjera Basha.
Sipas kryedemokratit, një instrument që do të ndihmojë turizmin është që taksa 6% që duhet të zbatohet për të gjithë operatorët turistikë.
“Ne kemi shpalosur disa prej këtyre instrumentave dhe sot mund të diskutojmë në detaje edhe të tjera dhe proceset se si do i avancojmë, por një nga instrumentat është padiskustim që taksa 6% që duhet të zbatohet për të gjithë operatorët turistikë, e kam fjalën për TVSH-në, tatimin mbi vlerën e shtuar. Ky instrument së bashku me një mbështetje të fuqishme financiare, me një paketë financiare dhe fiskale për të mbështetur kualifikimin e fuqisë punëtore, kualifikimin e rikualifikimin e fuqisë punëtore”, tha Basha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



