Arrestimi i gjyqtares së Krujës/ Presidenti Meta: Çdo njeri që abuzon me detyrën të ndëshkohet! S’ka nevojë për drejtësi me regji
Meta theksoi se për të është e rëndësishme që çdo njeri që shkel Kushtetutën, ligjin, apo abuzon me detyrën, të ndëshkohet.
Kreu i shtetit theksoi se Shqipëria nuk ka nevojë për drejtësi me regji, duke sjellë në vëmendje që në SPAK ka kallëzime edhe për gjyqtarë të nivelit më të lartë.
“Për mua është e rëndësishme që çdo njeri që shkel Kushtetutën, që shkel ligjin, që abuzon me detyrën të ndëshkohet. Shqipëria nuk ka nevojë për drejtësi me regji, ndërkohë që në SPAK janë prej kohësh edhe kallëzimet e provat edhe për gjyqtarë të tjerë të nivelit më të lartë.
Unë jam në këtë detyrë për të mbrojtur Kushtetutën, pluralizmin politik, për të mbrojtur zgjedhjet e lira dhe të ndershme”, tha Meta.
Duke u ndalur te zgjedhjet e 25 prillit, presidenti u shpreh se:“Çdo njeri duhet të dijë se fuqia e shqiptarëve është vota e tyre dhe askush nuk mund të ankohet ndaj qeverisë nëse nuk shpreh vullnetin e tij. Kjo është detyra ime dhe do ta bëj me bindje të plotë. Jam i sigurt se 25 prilli do të jetë ditë e rëndësishme dhe jo e zakonshme”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



