E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bllokimi i aksit Milot Lezhë, flet Balluku: Shkaku nuk ishte dëbora, por stuhia dhe automjetet e prishura
Publik News

Bllokimi i aksit Milot Lezhë, flet Balluku: Shkaku nuk ishte dëbora, por stuhia dhe automjetet e prishura

https://youtu.be/E8Vk5-fGc0k

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka folur për bllokimin e aksit Milot-Lezhë.

Gjatë fjalës së saj për gazetarët, Balluku tha se dëbora nuk ka qenë shkaktar i bllokimit, por sipas saj rrugën e bllokuan stuhia dhe automjetet e prishura në rrugë.

Më tej, ajo shprehet se është e turpshme që persona publikë folën me urrejtje për këtë situatë ndërsa ajo i bën thirrje sërish qytetarëve që mos përdorin akset e rrezikshme.

“Më duhet të komunikoj që shteti ka qenë në këmbë. Qindra punonjës, jo vetëm akset rrugore por edhe të OSHEE edhe të OST kanë qenë në krye të detyrës. Ndoshta vend për kritika ka gjithmonë. Duhet ditur puna dhe kontributi i atyre që vijojnë të jenë në terren. Kjo s’ka të bëjë me detyrën time.

Padyshim duhet kuptuar qindra e mijëra burrave dhe grave që mbrëmë në mese të stuhisë, që kanë qenë në fshat më fshat për të çuar dhe kthyer energjinë në çdo zonë të thellë. Edhe ata që kanë qenë në Milot-Lezhë, për të thënë të drejtën ishte qendër e debatit politik.

Për të thënë të drejtën me ata qytetarë kam qenë deri në të gdhirë. I keni informacionet e gabuara. Nuk ka qenë i zënë prej dëborës, por prej stuhisë. Nuk kishte shikueshmëri. Nuk kemi shkopin magjik. Borëpastrueset kanë qenë aty, problematika nuk ka qenë me të. Por me automjetet e prishura, dhe sidomos me ato të tonazhit të rëndë. Prandaj kërkuam bllokimin dhe mosqarkullimin etyre.

Shumë e turpshme që disa persona publikë, dhe njërit prej tyre ku thoshte me urrejtje si njerëzit mund të bëhen vrasës. Si mund të bësh thirrje për urrejtje. Nuk e di nëse do e bënte më mirë detyrën. I bëj thirrje qytetarëve dhe i mirëkuptoj për reagimet njerëzore. Mos i përdorni akset e rrezikshme. Nuk është situatë normale, është mot ektresm që do të vijojë deri të premten në mesditë. Presim ulje të temperaturave, në veri mund të shkojë deri në -24 gradë.

Në orët e para akset bllokohen. Ne nuk kemi shkopin magjik. Nuk dijmë të bëjmë llafe, por bëjmë punë. Ky është ndryshimi jonë”,- tha Balluku.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.