E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndahet nga jeta profesori Thimaq Lako, projekti i fundit që u kujdes ishte për Liqenin e Prespës
Publik News

Ndahet nga jeta profesori Thimaq Lako, projekti i fundit që u kujdes ishte për Liqenin e Prespës

keni shkuar ndonjëherë në Liqenin e Prespës? I keni parë zambakët e bukur mbi ujë, aty ku kushdo që ka shkuar ka shkrepur me dhjetëra foto? E pra, sot në mëngjes vjen një lajm i hidhur: Profesor Thimaq Lako, “dashnori” i Liqenit të Prespës, profesori i shquar i pylltarisë në Shqipëri, u nda nga jeta për shkak të covid-19.

Lajmin e ndarjes nga jeta të tij e kanë dhënë miqtë në rrjetet sociale, të cilët shprehen të trishtuar nga ndarja nga jeta e profesorit.

Nuk do të harrohet kontributi i profesorit për pylltarinë shqiptare, studimet, projektet, botimet, por edhe këshillat, argumentet logjike e bindëse që pylltaria shqiptare ti afrohej standarteve ndërkombëtare.

Miqtë e kujtojnë për kulturën e gjerë enciklopedike, edukatën, por edhe rrugëtimin me punën, veprimet, rezultatet, vullnetin e pasionin që lartuan profesorin e nderuar të Pylltarit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.