E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Albin Kurti dhe plaku rrencak Edi Rama
Publik News

Albin Kurti dhe plaku rrencak Edi Rama

Zgjedhjet e së dielës në Kosovë treguan për të disatën herë se ‘Nëna Shqipni’ nuk mund të ngrihet as sa pjesa tjetër e shqiptarëve në votime dhe rezultati në kohë rekord dhe thuajse pa kontestime, tregon se shqiptarët e Kosovës nuk kanë pikë ndryshimi si danezët apo gjermanët

 Votuesit e Kosovës kanë votuar një parti të vetme,  më  dy emra, Albinin dhe Vjosën. Votat e emigrantëve pritet ta thellojnë fitoren e Albin Kurtit.

Albini duket se  fokusin e tij do ta ketë tek ekonomia dhe te drejtësia, e jo te planet dhe bisedimet me Serbinë edhe pse do ta ketë thuajse të pamundur pa u përfshirë me rol aktiv në agjenden europiane që per pak kohē do të mbetet pezull.

Në 14 shkurt rinia dhe mbarë Kosova i dha dashuri dhe besim  Kurtit dhe Osmanit.

Imagjinoni premtimet e Edi Ramës para 8 vitesh kur mori 1 milion shuplakat e qytetarēve kundër Berishēs . Shqiptarët e Kosovës nuk do të presin tetë vite që të kuptojnë Kurtin nëse do ti mbajë premtimet. Por le të fokusohemi pak tek zgjedhjet e 25 prillit në Tiranë.

Tirana hipokrite është zhytur  në politikën e sëmurë dhe me politikanë në pushtet të korruptuar dhe pararojë e propagandës së shpifur, që kutërbon e qelb erë në thuajse të gjitha mediet kombëtare të vendit, duke vëzhguar me kujdes eksperimentin e trushplarjes  jo vetëm të fanatikëve partiakë por edhe pjesën e pashkolluar edhe pse prej vitesh po jeton në  mizerje ekonomike.

Pas 70 ditësh shoqëria shqiptare do të hyjë në një palë zgjedhje, ndryshe nga Kosova, plot mosbesim ndaj mënyres se si do të zhvillohen dhe administrohen nga qeveria Rama.

U deshën më shumë se një muaj që KQZ e Ramës të nxirrte rezultatin e zgjedhjeve moniste lokale. Imagjinoni katrahurën  dhe luftēn e ethshme të zgjedhjeve të prillit.

Ndryshe nga Kosova, qytetarëve në Shqipëri u duhet tē mbajnë  mbi shpinë të kërrusur Rilindjen e Ramës që i mbaro punët  me aparat fotografik dhe kamera nga Vermoshi ne Konispol që reklamon sukseset e punës  së qeverisë apo të zgjedhin Bashën dhe opozitën .

Fryma e Bashës

Dëgjoj rëndom nga mbështetësit e Ramës se po iku Rama kush do të vijë Basha?!

Ai që gatuan me këpucë, ai që fle gjumë e bën flokët me krem! Basha që nuk ta mbush mendjen…  !

Do të vijē Basha  që nuk shkëputet dot akoma nga hijet e së shkuarës  së Sali Berishës?!

Do vijë Basha dhe Monika?!  Pyetjet të gjata e bëjnë situatën më dramatike dhe  pa rrugëdalje :

A e ka Rama  të gjithë pushtetin vendor ? A ka Rama të gjithë trafikantêt dhe bablokët e votave? A po pastrohen miliona euro nga Trusti i betonit dhe nga BOB ndërtuesi i Tiranës Erion Veliaj?

A ka Rilindja leke të madh për fushaten ? Pyetjet  e tilla i dëgjon edhe në takime me administratën, policë dhe nëpunës të administratës.

Por nuk ka rrugë tjetër…   Qytetarët që nuk janë fanatikë të dy partive janë më të shumtë në numër. Ndryshe nga trushplarët ata e dinë se brenda tyre flë fryma e ndryshimit. Termeti dhe pandemia,plus varfërimi i ekonomisë në dy mandate  të Ramës, pa llogaritur skandalet qeveritare që na janë bërë si serialet e telenovelave turke kanë kthjelluar shumicën dërmuese të qytetarëve për ti dhënë karton të kuq  qeverisjes me video e foto të plakut Rama. Edi Rama erdhi i ri në qeverisje dhe po ikën plak.

Albini duhet të ketë nxjerre mësime nga pushteti monist i Edi Rames në Tiranë. Ai nuk është kalibri i demagogut dhe propaganduesit Rama që ta bën të zezën mavi pa turp disa orë pas çdo skandali dhe me siguri do të justifikojë besimin ne shumicë të  popullit të Kosovës.

Optimizmi dhe fryma për demokraci dhe qeverisje demokratike  nga Kosova do të  shkundë edhe gjumashët e ‘Nënës Shqipni’  dhe do të njerrin në pension plakun rrencak  Edi Rama. E në këtë rast mos i dëgjoni plakut Rama as videot me Belën, as çizmet  e Taulantit  në ujë as videot duke pritur vaksinat në Rinas sikur po pret Kombëtaren e futbollit.  Plakut Rama i kanë mbaruar edhe fjalët dhe pordhët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.