E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet ish-drejtori i Teatrit Kombëtar, akuzohet për abuzim seksual me të mitur
Publik News

Arrestohet ish-drejtori i Teatrit Kombëtar, akuzohet për abuzim seksual me të mitur

Ish-drejtori i Teatrit Kombëtar të Greqisë Dhimitris Ligniadhis është arrestuar nga policia pasi akuzohet për abuzim seksual me të mitur.

55 vjeçari dha dorëheqjen nga posti në 5 shkurt pas denoncimeve të shumta ndaj tij për sulme seksuale, të cilat ai i ka mohuar.

Ditën e djeshme një 19 vjeçar deklaroi se Ligniadhis e kishte përdhunuar kur ai ishte 15 vjeç, ndërkohë që Ministria e Kulturës doli me një deklaratë zyrtare ku shprehej se nuk kishte dijeni për këto abuzime që ish-drejtori kishte bërë.

Partitë opozitare greke kanë sulmuar ministren e Kulturës dhe kryeministrim Mitsotakis, të cilin e cilësojnë si një mik të Ligniadhis, ndërsa akuzojnë ministrinë se nuk ka marrë masat në kohë për ta hequr nga puna drejtorin abuzues.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.