E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“O me karta o me shpata, shqiptarët do votojnë”/ Rama i përgjigjet Presidentit Meta. Çfarë thotë ai
Publik News

“O me karta o me shpata, shqiptarët do votojnë”/ Rama i përgjigjet Presidentit Meta. Çfarë thotë ai

Kryeministri Edi Rama u pyet në Rinas ku po pret dozat e radhës së vaksinave edhe për një deklaratë të Presidentit Ilir Meta në Vlorë, sipas të cilit shqiptarët do të votojnë më 25 prill o “me karta o me shpata”.

iG0fZLQg

Kreu i qeverisë thotë se lufta me shpata është për fëmijët e kopshtit ose për “ata të cilët kanë shkëputje të lidhjes me mburojën e trurit”.

Rama: Do të dëshiroja të fokusohesha te arsyeja pse jemi këtu, tek kjo luftë për të siguruar vaksina për shqiptarët. Kjo është një luftë, sigurisht jo me shpata. Lufta me shpata është për fëmijët e kopshtit ose për ata të cilët kanë shkëputje të lidhjes me mburojën e trurit.

Bëhet fjalë për një luftë, e cila është një luftë e madhe tregtare, politike, komunikimi dhe unë dua që çdo natë dua që mendimi i fundit të jetë bëra dhe bëmë gjithçka që në këtë luftë të mos mbetemi mbrapa. Të tjerat janë ngjarje rrethanore me personazhe rrethanorë që nuk e meritojnë shkëputjen e vëmendjes nga kjo luftë kryesore.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.