E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mutacionet e virusit/ Më në fund një lajm i mirë nga vaksinat
Publik News

Mutacionet e virusit/ Më në fund një lajm i mirë nga vaksinat

Mungesa të vaksinave, vaksina që janë më pak efektive se të tjerat dhe vazhdimisht mutacione të reja të virusit. Opinioni po bombardohet vazhdimisht me lajme shqetësuese. Por ka edhe lajme të mira.

 Sipas gazetës BILD, vaksinat aktuale mund të përshtaten lehtësisht kundër çdo varianti të mundshëm të koronavirusit. Klaus Cichutek, president i Institutit ‘Paul Ehrlich’ tha se vaksinat mund të kenë nevojë për ndonjë komponent të ri ose ndonjë komponent shtesë. Por ai tha se Komisioni Europian ka propozuar që të mos ketë nevojë për licencë të re. Sipas planit të ri, vetëm disa kërkesa do jenë të nevojshme për miratimin e vaksinës së përditësuar. Po ashtu nuk do jenë të nevojshme as studimet shtesë te kafshët dhe as testimet masive te njerëzit. Ugur Sahin, president i kompanisë Biontech thotë se nuk është e nevojshme që të kemi një vaksinë të modifikuar shumë për të arritur rezultatet e nevojshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.