E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bashës i skadon sot afati, LSI ‘e braktis’ dhe del e vetme në zgjedhje, zyrtarët e lartë të PD tentojnë të bindin Bamir Topin
Publik News

Bashës i skadon sot afati, LSI ‘e braktis’ dhe del e vetme në zgjedhje, zyrtarët e lartë të PD tentojnë të bindin Bamir Topin

Partisë Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha ka sot afatin e fundit për tu regjistruar në KQZ. Organi që administron zgjedhjet në Shqipëri, u ka lënë forcave politike ditën e sotme si afat të fundit për të regjistruar koalicionet.

Pak minuta më parë kur pritej që dy forcat kryesore të opozitës, PD dhe LSI, të firmosnin koalicionin për zgjedhjet e 25 prillit, është bërë me dije se forca politike e drejtuar nga Monika Kryemadhi do të garojë e vetme.

Ndërkohë, në Selinë e PD aktualisht ka zhvillime pasi aleatët e tjerë opozitarë pritet të firmosin marrëveshjen me Lulzim Bashën, shkruan newsbomb.al. I pari që do të firmosë do të jetë kreu i republikanëve Fatmir Mediu.

Më pas, do të firmosin koalicionin me Bashën, kreu i PAA Agron Duka, kreu i PDIU Shpëtim Idrizi, ai i demokristianëve Nard Ndoka dhe kreu i PBDNJ Vangjel Dule.

Kryetarët e partive që do të jenë në koalicion me Bashën do të firmosin një dokument me anë të së cilit do të autorizojnë kreun e PD për drejtimin e koalicionit, si dhe do të përcaktohet emri me të cilin opozita e bashkuar do të paraqitet në fletën e votimit.

Gjithashtu, zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike po tentojnë të mbledhin të larguarit në listën e tyre për betejën e 25 prillit, shkruan newsbomb.al. Mësohet se të dërguarit e Bashës po zhvillojnë njën takim me kreun e FRD Bamir Topi, që ky i fundit të jetë në koalicionin opozitar.

Edhe kreu i Partisë Balli Kombëtar Demokrat Artur Roshi, kërkon që të jetë pjesë e listës së Lulzim Bashës për zgjedhjet e 25 prillit. Ky i fundit nuk pranoi dy vite më parë që të digjte mandatet siç bëri shumica opozitare, ndërsa sot kërkon te jetë sërish me PD.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.