E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Humb jetën në lule të rinisë 20-vjeçarja që u dërgua për kurim në Turqi, shpërthimi i bumbulës së gazit ishte fatal
Publik News

Humb jetën në lule të rinisë 20-vjeçarja që u dërgua për kurim në Turqi, shpërthimi i bumbulës së gazit ishte fatal

Një lajm i hidhur që vjen nga Turqia ka tronditur jo vetëm komunitetin në Kosovë, por edhe Shqipërinë.

20-vjeçarja Fatime Haxhidema që u plagos nga shpërthimi i bombulës së gazit në një lokal Ferizaj, u dërgua për kurim në Turqi, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

E reja më 7 janar ishte nisur për t’u trajtuar në Turqi, por nga plagët e marra nuk arriti të mbijetojë. Ikja e saj nga kjo botë la pas dhimbje dhe lot jo vetëm tek familjarëtr, por tek të gjithë të afërmit dhe komuniteti i Ferizajt.

Lajmin e kanë bërë me dije të afërmit e saj përmes rrjeteve sociale.

“Lajm i trishtë për të gjithë ne! Pas shpërthimit që ndodhi tek ‘The Village’, duke mos mundur të tejkalojë lëndimet, sot ndërroi jetë shoqja jonë e klasës, Fatime Haxhidema! Ngushëllime gjithë familjes Haxhidema, ngushëllime gjithë shoqërisë! Zoti e shpërbleftë me Parajsë shoqen tonë, Zoti familjes ua shtoftë durimin!”, ka shkruar ajo.

Për rastin ka reaguar dhe kryetari i Komunës në Ferizaj, Agim Aliu.

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Me dhembje të thellë, sot, mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëqytetares sonë, Fatime Haxhidema, e cila ishte e lënduar nga shpërthimi i fillimvitit në njërin nga restaurantet e Ferizajt dhe po trajtohej në shërbimin e specializuar mjekësor në Turqi.

Sot, jemi të gjithë të lënduar, të gjithë me familjen e të ndjerës. Ferizaj, humbi një bashkëqytetare, familja më të shtrenjtën familjare e shoqëria e saj, një mike të çmuar.

Lutemi që shpirti i saj të prehet në paqen e pafundme. Ngushëllime të sinqerta, familjes, miqve e të njohurve të të ndjerës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.