Thirrja e ambasadorëve për lista të pastra, Patozi: Po të jetë kriter korrupsioni, disa parti do shkriheshin fare
Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka komentuar thirrjet e fundit të ambasadorëve të huaj lidhur me paraqitjen e listave të pastra të kandidatëve për deputetë nga kryetarët e partive.
Përmes një shënimi në “facebook”, Patozi thotë se ata duhet të ndalen tek lidhjet e kandidatëve me krimin. E nëse do të futej si kriter korrupsioni, ai thotë se disa parti edhe mund të shkriheshin fare.
Shënimi i plotë i Patozit
Ambasadorët nuk e kanë keq, kur i kujtojnë përditë partive se duhen të kenë lista të pastra për 25 prillin. Sepse me ato që u kanë parë sytë njerëzve në Shqipëri gjatë viteve të fundit, gjithçka mund të ndodhë edhe në këto zgjedhje.
Por do të bënin më mirë që të ndaleshin deri tek lidhjet e kandidatëve me krimin.
Sepse po të fusnin si kriter edhe korrupsionin, kam frikë se disa nga listat do të rrëzoheshin në treçerekun e tyre, ndërsa disa parti edhe mund të shkriheshin fare.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



