E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Bëhu pjesë e skuadrës”, Rudina Hajdari: Mos mbështesni ata që u pasuruan përtej çdo imagjinate pa punuar një ditë
Publik News

“Bëhu pjesë e skuadrës”, Rudina Hajdari: Mos mbështesni ata që u pasuruan përtej çdo imagjinate pa punuar një ditë

Deputetja opozitare Rudina Hajdari vijon intensivisht fushatën në qarkun e Elbasanit, ku ka zgjedhur të kandidojë për një tjetër mandat në zgjedhjet e 25 prillit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hajdari i fton të gjithë t’i bashkohen ekipit të saj, ndërsa thotë se shqiptarët s’mund të mbështesin më “ata që për 30 vite u pasuruan pa punuar një ditë, përtej çdo imagjinate”.

“Çfarë do bëjmë këto zgjedhje?

Do vazhdojmë të mbështesim të vjetrit, ata që për 30 vite u pasuruan përtej çdo imagjinate pa punuar asnjë ditë, falë besimit dhe votës tonë, duke e detyruar miliona shqiptarë të largohen e duke varfëruar pjesën tjetër?

Apo do i japim forcë të rinjve dhe të rejave profesioniste, të mirëshkolluar, të aftë në profesionet e tyre e plot me pasion e ideal për ta ndryshuar vendin?

Zgjedhja është e çdo votuesi!

Ne do vazhdojmë të trokasim pa përtuar në çdo derë, në cdo lagje, në çdo fshat e të flasim me këdo për ta bindur se ndryshimi për mirë vjen vetëm duke mbështetur me votë Nismën Thurje në 25 prill!

#bashkohemi. Nëse do të jesh pjesë e skuadrës tonë në Qarkun e Elbasanit, më shkruaj këtu ose regjistrohu te rudinahajdari.al”, shkruan Hajdari në Facebook.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.