E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘S’ka asnjë të dënuar për shit-blerjen e votave’, Rama habitet nga gazetarja shqiptare: Deklaratë e pabesueshme! Janë 20 persona që po hetohen
Publik News

‘S’ka asnjë të dënuar për shit-blerjen e votave’, Rama habitet nga gazetarja shqiptare: Deklaratë e pabesueshme! Janë 20 persona që po hetohen

Kryeministri Edi Rama ndodhej në Bruksel prej disa ditësh për marrëveshjen e stabilizim-asocimit, teksa sot zhvilloi një konferencë të përbashkët me shefin e politikës së jashtme të BE, Joseph Borrell dhe Komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Pas mbarimit të konferencës, gazetarja e Abcnews pyeti Borrell lidhur me shqetësimin ndaj mosndëshkimit të të përfshirëve në shit-blerje votash në zgjedhjet e kaluara, por mori përgjigje gjithashtu edhe nga Kreu i Qeverisë.

Rama me ironi u shfaq i habitur nga kjo pyetje, pasi tha se ndërkohë që flasim janë 20 persona nën hetim lidhur me këtë histori.

Pyetje: Një pyetje kisha për Borrell dhe Varhelyi, në bazë të raportit të OSBE, janë regjistruar disa parregullsi në zgjedhjet e mëparshme, si trysni mbi votuesit, përdorimi i administratës dhe blerja e votës. Ju e dini se ndjekja penale e blerjes së votës në zgjedhje është parakusht i vendimit të KE vitin e kaluar për Shqipërinë dhe reflektohet dhe në ndryshimet e fundit në konkulzionet e PE ku thuhet se këto çështje të dyshuara nuk kanë shkuar në gjykatë dhe nuk është arrestuar asnjë. A e ndani dhe ju këtë shqetësim të PE sa i takon blerjes së votës dhe a keni marrë garanci nga qeveria shqiptare që këto raste nuk do të regjistrohen sërish?

Rama: Dua të shtoj diçka nëse më lejoni, sepse është mjaft mbreslënëse të dëgjoj në gjuhën time një deklaratë të pabesueshme si: Askush nuk është hetuar, asgjë nuk ka ndodhur sa i takon rasteve të dyshuara për blereje vote, ndërkohë që ka 20 persona që po hetohen nga prokuroria dhe janë në proces e sipër, po zhvillohet proces ndaj tyre. 20 persona nga të gjitha partitë. Pra është mbresëlënëse që të shoh  këtë aktivizëm dembel që shpreh vetëveten në këtë tempull shumë të lartë të BE, por ja që kështu është.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.