E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryemadhi PARALAJMËRON Ramën: Durim, Edi! Nesër ta shpjegoj ‘gjerë e gjatë’
Publik News

Kryemadhi PARALAJMËRON Ramën: Durim, Edi! Nesër ta shpjegoj ‘gjerë e gjatë’

Monika Kryemadhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pas deklaratave të bëra sot prej tij në drejtim të kryetares së LSI-së dhe opozitës.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale kryetarja e LSI-së paralajmëron Ramën se nesër do t‘ia shpjegojë “fabrikën e parave”.

 

Rama Kryemadhi

“Durim, Edi! Nesër ta shpjegoj “gjerë e gjatë” fabrikën e parave. Durim deri nesër…!”, shkruan Kryemadhi në rrjetet sociale.

Gjatë konferencës për media të mbajtur sot, Rama tha se është shumë e qartë që ka një plan për të lidhur Lulzim Bashën me zinxhirët e Monika Kryemadhit, për llogari të Sali Berishës dhe Ilir Metës.

“Shumë e thjeshtë, pjesë e planit për të lidhur Lulin me zinxhirin e Monikës, për llogari të Salit dhe Ilirit, dhe pastaj sigurisht, ose për të marrë pushtetin dhe për shpërbërjen e Reformës në Drejtësi, ose për të marrë kokën e Lulit. A ka më thjesht se kaq. Është e qartë pse e duan Lulin të lidhur para zgjedhjeve”, tha Rama.

Kreu i qeverisë e konsideroi po ashtu Monika Kryemadhin një notere ose përmbaruese në shoqërinë aksionere me ortakë Ilir Metën dhe Sali Berishën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.