Tiranë /Makina del nga rruga, humbin jetën tre pasagjerë
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kodër Kashar në Tiranë, ku si pasojë tre persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur.
Aksidenti i rëndë ka ndodhur gjatë orës policore, ku për shkak të masave antiCovid në lejohet qarkullimi I automjeteve.
Policia thotë se “rreth orës 23:30, shtetasi Z. M., 27 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga. Si pasojë kanë ndërruar jetë 3 pasagjerë në këtë mjet shtetasit me iniciale L. S., I. S dhe D. D., ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”.
Ndërkohë vijon puna nga grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



