E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pas presidentit Meta edhe KQZ kërkon shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së ID, Celibashi: Të gjithë të ushtrojnë të drejtën e votës
Publik News

Pas presidentit Meta edhe KQZ kërkon shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së ID, Celibashi: Të gjithë të ushtrojnë të drejtën e votës

KQZ i ka kërkuar Ministrisë së Brendshme shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit biometrik.

Komisionieri Shtetëror Ilirjan Celibashi ka bërë një postim në rrjetet sociale ku thotë se edhe personat që u skadon dokumenti i identifikimit biometrik në 25 prill, duhet të kenë të drejtën të votojnë në zgjedhjet parlamentare.

“Me qëllim ushtrimin e të drejtës së votës nga qytetarët, të cilëve në #25Prill2021 u bëhet i pavlefshëm dokumenti i identifikimit biometrik, KQZ i ka kërkuar Ministrisë së Brendshme shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit biometrik”, shkruan Celibashi.

Kujtojmë se më herët të njëjtën kërkesë e bëri edhe presidenti Ilir Meta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.