Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në rrugën Korçë-Bilisht, ku është përfshirë dhe një autoambulancë.
Paraprakisht bëhet me dije se ambulanca është përplasur me një mjet tip Mercedes Benz dhe për pasojë ka përfunduar jashtë rrugë, e përmbysur. Në momentin e aksidentit, ajo ka qenë duke transportuar një person të sëmurë.
Menjëherë në vendngjarje ka ardhur dhe një ambulancë tjetër e cila ka marrë pacientin. Fatmirësisht nga përplasja e fortë ai ka shpëtuar



