E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta mesazh votuesve: Shikoni me vëmendje listat, zgjidhni figura me integritet të lartë që t’i jepni mesazh kryetarëve
Publik News

Meta mesazh votuesve: Shikoni me vëmendje listat, zgjidhni figura me integritet të lartë që t’i jepni mesazh kryetarëve

Presidenti Ilir Meta është pyetur për zgjedhjen e kryeministrit Edi Rama që të kandidojë dy figura të njohura për publikun, mjeken Najada Çomo dhe inxhinieren Luljeta Bozo.

Meta ka thënë se vendimet e forcave politike nuk janë me rëndësi për të, por shtoi se preferon që të ketë sa më shumë figura me integritet të larë.

Kreu i shtetit, gjatë një deklarate për media, tha gjithashtu se zgjedhësit duhet të shohin me vëmendje listat dhe të votojnë atë kandidat që duan t’i përfaqësojë, duke i dhënë kështu mesazh krerëve të partive politike.

“Për sa i takon vendimeve të forcave të ndryshme politike, këto nuk janë në interesin tim. Është e rëndësishme të jenë figura me sa më shumë integritet. Dua të theksoj rëndësinë që qyetarët të shohin me vëmendje listat që ata votojnë, dhe të zgjedhin atë kandidat apo kandidate që ka integritetin më të lartë. Në mënyrë që t’i japin mesazh të qartë kryetarëve dhe kryetareve se cilët janë deputetët që duan t’i përfaqësojnë në parlament”, u shpreh Meta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.