E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ikën dhe deputeti Vorpsi nga PS:Do ja kaloj stafetën prurjeve të reja
Publik News

Ikën dhe deputeti Vorpsi nga PS:Do ja kaloj stafetën prurjeve të reja

Një tjetër deputet i Partisë Socialiste lajmëron largimin nga politika aktive. Bëhet fjalë për Sadi Vorpsin, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se nuk do të kandidojë sërish në 25 prill, pasi ka vendosur “t’ja lë vendin prurjeve të reja”.

“Edhe pse nuk do të kandidoj sërish, do të jem po aq aktiv në fushatën e 25 Prilllit për mandatin e domosdoshëm të PS dhe Edi Ramës për t’i çuar gjer në fund punët e nisura e për ta bërë Shqipërinë zonjë”, shkruan Vorpsi.

Edhe dy profesorë të nderuar nga Grupit Parlamentar socialist, Vasilika Hysi dhe Besnik Bare, kanë kërkuar të mos jenë më pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të PS-së.

Zonja Hysi e bëri publik vendimin e saj të dorëheqjes dy ditë më parë para Kryeministrit në një takim për Reformën në Drejtësi, ndërsa profesor Bare përmes një statusi në “Facebook”.

Postimi i plotë nga Sadi Vorpsi

Të nderuar miq, mbështetës e dashamirës!

Pas 4 vitesh kontribut si Prefekt i Qarkut Tiranë dhe 4 vitesh si deputet i Partisë Socialiste, kam vendosur t’ia kaloj stafetën prurjeve të reja për t’u fokusuar më shumë tek familja ime dhe në angazhime të tjera private. T’i sherbeja vendit dhe qytetit tim ka qenë nder dhe privilegj i jetës sime.

Partia Socialiste është jo vetëm shtëpia më e madhe politike, por dhe më përparimtarja e gjithëpërfshirësja. Edi Rama e transformoi nga një parti në opozitë të vështirë, në forcën vendimtare për qeverisjen dhe modernizimin e vendit.

Kam shijuar çdo moment përfaqesimin e komuniteve nga zemra e Tiranës, e më pas në Vorë e në Farkë dhe jam krenar për gjithçka kemi arritur së bashku. Edhe pse nuk do të kandidoj sërish, do të jem po aq aktiv në fushatën e 25 Prilllit për mandatin e domosdoshëm të PS dhe Edi Ramës për t’i çuar gjer në fund punët e nisura e për ta bërë Shqipërinë zonjë.

Ju falenderoj nga thellësia e zemrës për të gjithë mbështetjen dhe mezi pres të bashkojmë forcat për fitoren e 25 Prillit.

Juaji gjithmonë, Sadi

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.