E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama fut gjuhën turke në shkolla ditën përkujtimore të beslidhjes së Lezhës…
Lajme

Rama fut gjuhën turke në shkolla ditën përkujtimore të beslidhjes së Lezhës…

Në Ditën Përkujtimore të Beslidhjes së Lezhës (2 Mars 1444) që është akti i parë i përcaktimit të Kombit Shqiptar kur asnjë komb s’ishte krijuar ende, në 2 Mars 2021 boton në Fletoren Zyrtare futjen e Gjuhës Turke si gjuhë zyrtare në programin e mësimit të gjuhëve të huaja në shkollat 9 vjeçare dhe të mesme të gjithë Shqipërisë!
VENDIM Nr. 107, datë 24.2.2021 PËR MIRATIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË TURQISË, PËR BASHKËPUNIMIN NË FUSHËN E ARSIMIT Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr. 43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave VENDOSI:
Neni 3
Mësimdhënia dhe nxënia e gjuhëve zyrtare
1. Palët do të inkurajojnë mësimdhënien dhenxënien e gjuhës zyrtare të palës tjetër, si dhe letërsinë dhe kulturën e palës tjetër, brenda sistemit të tyre arsimor.
2. Pala shqiptare synon të kryejë një vlerësimpër kërkesat, për të mësuar gjuhën turke si një gjuhë e huaj si lëndë me zgjedhje të lirë, me qëllim shpalljen e një programi pilot në gjuhën turke.
Neni 6
Grupi i Punës i Përbashkët Arsimor
1. Palët do të krijojnë një Grup Pune tëPërbashkët për Arsimin në mënyrë që të lehtësojnë zbatimin, mbikëqyrjen dhe vlerësimin e kësaj marrëveshjeje përmes dërgimit periodik të raporteve drejtuar institucioneve përkatëse.
2. Grupi i Punës i Përbashkët i Arsimit do tëbashkëkryesohet nga ministrat e arsimit të palëve ose zyrtarë të lartë të autorizuar. Përfaqësuesit e institucioneve përkatëse do të takohen një herë në dy vjet ose nëse është e nevojshme, me kërkesë të njërës prej palëve, ose në Turqi ose në Shqipëri.
KRYEMINISTËR
Edi Rama

May be an image of text

May be an image of text

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.