E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
La jashtë listave  Ditmir Bushatin dhe refuzimin e Dritan Lelit
Lajme

La jashtë listave Ditmir Bushatin dhe refuzimin e Dritan Lelit

I pyetur për këtë çështje, kryeministri Edi Rama preferoi të mos jepte një përgjigje të drejtpërdrejtë duke theksuar se në Partinë Socialiste ka një kohë që mund të marrësh dhe një kohë që duhet të japësh.

“Në këtë betejë ‘Ylli’ është skuadra dhe unë flas për skuadrën, jo për individë. Skuadra e PS është shumë më tepër sesa skuadra e deputetëve. Besoj që të gjithë kanë shumë për të dhënë dhe ata që kanë marrë më shumë kanë për të dhënë edhe më shumë. Ka një kohë për të marrë dhe një kohë për të dhënë”- theksoi ai.

Rama pranoi publikisht faktin se i kishte kërkuar kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli për të qenë në listat e kandidatëve të Partisë Socialiste për deputetë në Qarkun e Vlorës.

Gjatë një konference nga PS-ja, Rama tha se “me të dhe pa të”, Partia Socialiste do të arrinte objektivat në Vlorë.

“Në formimin e një skuadre ka dinamika të brendshme. Nuk ka fare rëndësi çfarë ka menduar njëri dhe çfarë ka menduar tjetri. Është e vërtetë që i kam propozuar të jetë pjesë e skuadrës. Nuk e ka parë të arsyeshme. Është zgjedhja e tij. Me të pa të, skuadra jonë do të realizojë objektivin bazë në Vlorë dhe do të shkojë shumë afër objektivit maksimal që është plotësisht i mundur sipas meje”- theksoi Rama

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.