I renditur në listën jo fituese të PD-së, Genc Pollo tregon arsyet e mos kandidimit me 25 prill
Një nga figurat më të rëndësishme në Partinë Demokratike, Genc Pollo nuk do të jetë në listat e kandidatëve për deputetë të kësaj force politike.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Pollo ka bërë të ditur se ka vendosur që të mos kandidojë, pasi mundësitë e rrethanat e ofruara nuk i gjykoi si të përshtatshme.
Kjo ka lënë të kuptohet se Genc Pollos nuk i është ofruar një pozicion fitues në lista.
Megjithatë ai i ka uruar PD-së fitore në zgjedhjet e 25 prillit.
Postimi i plotë:
Të dashur miq!
Unë vendosa të mos kandidoj për deputet në listat e Partisë Demokratike mbasi mundësitë e rrethanat e ofruara nuk i gjykova të përshtatshme.
Megjithatë unë uroj që PD e aleatë të realizojnë në 25 prill rotacionin politik që mbetet absolutisht i domosdoshëm.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



