Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas publikimit të një videoje, e cila u shpërnda gjerësisht nga socialistët.
Siç paraqitet edhe në video, një gjyshe me sëmundjen e sklerozës, po shikon edicionin e lajmeve.
Ajo nuk mban mend as pjesëtarët e ngushtë të familjes për shkak të kësaj sëmundje. Në atë moment shfaqet në televizor ish-kryeministri Sali Berisha dhe ajo e njeh menjëherë.
Sipas gjyshes, Berisha është akoma kryetari i Partisë Demokratike.
Videoja ironizon kandidimin për deputet të ish-kryeministrit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se është cinike dhe çnjerëzore tallja e kryeministrit Rama me të sëmurët.
“Cinike dhe çnjerezore tallja e Edi Rames me te semuret! Ndiqeni dhe shperndajeni kete video qe çdo njeri te njihet me amoralitetin e tij”,- shkruan Berisha në rrjetet sociale.



