E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti Meta  perplaset fizikisht me policinë Bashkiake të Erion Veliaj
Publik News

Presidenti Meta perplaset fizikisht me policinë Bashkiake të Erion Veliaj

Presidenti Meta eshtë perplasur fizikisht me policinë Bashkiake të vemjes Veliaj.

zyrave të partisë Fryma e Re Demokratike në Tiranë, ku me policët bashkiakë është përplasur edhe presidenti Ilir Meta.

 

Kreu i shteti tha se ishte telefonuar nga kryetari i FRD-së, Sali Shehu ndërsa i ka bërë thirrje policëve të Bashkisë dhe të Shtetit shqiptar, që të mos i binden urdhrave të Veliajt dhe Ramës.

“Duke përdorur bashkinë bandë, është tepër irrituese e paralajmërim për gjithë qytetarët shqiptarë për përpjekjet mafioze për të vënë dorë mbi votën e barabartë mbi një proces zgjedhor me garanci e integritet

I bëj thirrje opozitës të zgjohet e mos lejojë më as një prekje të rregullave të garës se do jetë vonë për të e jo për shqiptarët nëse do tolerojë sjelljet e partisë bandë.

Pas telefonatës së bërë nga kryetari i FRD Tiranë e po kaloja këtu rastësisht ju e patë si dhunohet kreyetari i FRD të Tiranës në kushtet kur këtu vjen presidenti, i bej thirrje policëve bashkiake e policeve të shtetit zbatoni ligjet të mos përfundoni si policët e Mubarakut nën kepucet e popullit shqiptar.

I bej thirrje kryepalacos së bashkisë bandë, ti e di shumë mirë ca ke bërë pa firma dhe me firma, mos iu bind më urdhrave të të çmendurit se ai do nxjerrë kartelën e te semurit psiqik për 25 prill, ndoshta dhe më herët”, u shpreh Presidenti Meta.

Kujtojme qe me heret gjate paradites, policia bashkiake mesyu ne zyrat e selise se FRD ne Tirane. Sipas policise Bashkiake, zyrat duhet te liroheshin sepse do te kryheshin punime mirembajtjeje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.